Të dhëna për mbrojtjen e të dhënave për pjesëmarrjen në televotimin e Festivalit Evropian të Këngës 2019

Informacioni i mëposhtëm ka për qëllim t’ju japë të dhëna si pjesëmarrës në televotimin për Festivalin Evropian të Këngës 2019 lidhur me proçesimin e të dhënave tuaja personale nga ana jonë si dhe për të drejtat tuaja bazuar në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Kush është përgjegjës për proçesimin e të dhënave dhe cili është kontakti

Kontrolluesi i të dhënave është:

digame mobile GmbH

Schanzenstrasse 38

D-51063 Cologne

Germany

Ju mund të kontaktoni Oficerin e kompanisë tonë për Mbrojtjen e të Dhënave tek adresa e e-mailit

privacy@digame.de

Cilat burime dhe të dhëna do të përdorim?

Ne do të proçesojmë vetëm të dhënat personale të cilat i marrim kur ju televotoni ose me telefon ose me mesazh duke përdorur lidhjet që sigurohen nga ofruesi i shërbimit të telefonisë fikse apo asaj të lëvizshme.

Kur të veprojmë në këtë mënyrë, ne do të mbledhim kategoritë e mëposhtme të të dhënave prej jush:

  • Numrin e telefonit tuaj celular (MSISDN – Mobile Station Integrated Services Digital Network Number)
  • Datën dhe orën kur keni marrë pjesë në televotim
  • Emrin e ofruesit të shërbimit të telefonisë fikse apo asaj të lëvizshme
  • Llojin e kontratës që ju keni me këtë ofrues (të parapaguar, me kontratë)

Për çfarë qëllimi do të proçesohen të dhënat tuaja dhe cila është baza ligjore për këtë?

Ne do të proçesojmë të dhënat personale në përmbushje me rregulloren e Bashkimit Evropian – EU General Data Processing Regulation (GDPR) – Rregullorja e Proçesimit të të Dhënave të Përgjithshme të BE – së si dhe në Aktin e Republikës Federale të Gjermanisë për Mbrojtjen e të Dhënave (BDSG) dhe duke marrë parasysh eikulibrin e interesave (Neni Nr. 6 Paragrafi Nr. 1 (f) GDPR).

Kujt do t’i transferohen të dhënat e mia ?

Brenda kompanisë të dhënat tuaja do t’i vihen në dispozicion atyre departamenteve që kanë nevojë për këto të dhëna që të përmbushin detyrimet tona kontraktuale dhe ligjore. Ofruesit e shërbimeve dhe agjentët e deleguar që punojnë për ne gjithashtu mund të marrin të dhëna për qëllime të tilla nëse ata marrin përsipër të ruajnë, në veçanti, konfidencialitetin dhe integritetin. Përfituesit e tillë mund të jenë, për shembull, ofruesit e shërbimit të IT-së ose ofruesit e shërbimit të telekomunikacionit.

Nuk do të ketë transferim të të dhënave personale për marrësit jashtë kompanisë sonë. Ndërkohë që ne nuk jemi organizatorët e televotimit të Festivalit Europian të Këngës – do të jetë “Europian Broadcasting Union” – Bashkimi i Transmetuesve Evropianë, me seli në Ancienne Route 17A, CH-1218 Grand-Saconnex (Gjenevë), Zvicër – kontrolluesi i të dhënave në lidhje me televotimin, siç parashikohet në Nenin. 4 (7) GDPR. Ne do t’i japim “Europian Broadcasting Union “ rezultate anonime të televotimit.

A do të transferohen të dhënat në një shtet të tretë ose në një organizatë ndërkombëtare?

Nuk do të ketë transferim të të dhënave personale të lartëpërmendura në vendet e treta.

Sa gjatë do të ruhen të dhënat e mia?

Ne do të përpunojmë dhe ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa kërkohet për të përmbushur detyrimet tona kontraktuale dhe ligjore.

Nga momenti që të dhënat nuk kërkohen më për të përmbushur detyrimet kontraktuale ose ligjore, ato do të fshihen, përveç se në rastit kur përpunimi i mëtejshëm i tyre – për një periudhë të caktuar kohore – kërkohet për qëllimet e mëposhtme:

  • Përmbushja e detyrimeve tregtare dhe tatimore që kanë të bëjnë me detyrimin e depozitimit,
  • Kodi Tregtar Gjerman (HGB), Kodi Tatimor (AO), Ligji për Pastrimin e Parave (GWG). Këto ligje përgjithësisht përcaktojnë periudhat e depozitimit për qëllime arkivimi dhe dokumentimi duke filluar nga dy deri në dhjetë vjet.

Cilat të drejta të mbrojtjes së të dhënave gëzoj?

Çdo pjesëmarrës në televotim ka të drejtën e informimit sipas Nenit 15 të GDPR; e drejta për korrigjim sipas Nenit 16 GDPR; e drejta e fshirjes sipas Nenit 17 GDPR; të drejtën për të kufizuar përpunimin sipas Nenit 18 të GDPR, të drejtën për të kundërshtuar sipas Nenit 21 të GDPR dhe të drejtën për transportueshmërinë e të dhënave sipas Nenit 20 të GDPR.

Përveç kësaj, ju keni të drejtë të parashtroni një ankesë pranë një autoriteti mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave (Neni 77 i GDPR).

Çdo miratim që ju jepni për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga ne, mund të tërhiqet nga ju në çdo kohë. Ju lutem vini re se tërheqja e pëlqimit do të zbatohet vetëm për të ardhmen. Përpunimi i të dhënave i bërë para tërheqjes së pëlqimit nuk do të ndikohet nga ai.

A jam i detyruar të jap të dhënat?

Ju duhet të ofroni të dhënat personale të lartëpërmendura në mënyrë që të jeni në gjendje të merrni pjesë në televotim.

A kryhet ndonjë vendim-marrje në mënyrë automatike?

Si parim, ne nuk përdorim asnjë proçes automatik të vendim-marrjes siç përcaktohet në Nenin 22 GDPR kur hyn në, kryen ose përfundon një marrëdhënie biznesi. Ne gjithashtu nuk e përdorim profilizimin e të dhënave.

A gëzoj unë të drejtën të kundërshtoj?

 

Informacion mbi të drejtën tuaj për të kundërshtuar sipas Nenit 21 GDPR

 

E drejta për të kundërshtuar në një rast të veçantë

Ju keni të drejtën të kundërshtoni, në bazë të situatës suaj të veçantë, në çdo kohë gjatë përpunimit të të dhënave personale në lidhje me ju, e cila është bazuar në Pikën (f) të Nenit 6 Paragrafi 1 GDPR (përpunimi i të dhënave duke marrë parasysh eikulibrin e interesave).

If you object, then ëe ëill no longer process your personal data unless ëe can demonstrate compelling legitimate grounds for the processing ëhich override your interests, rights and freedoms or for the establishment, exercise and defence of legal claims.

Nëse kundërshtoni, atëherë ne nuk do të përpunojmë më të dhënat tuaja personale, përveçse në rastin kur mund të demonstrojmë baza bindëse legjitime për përpunimin e të dhënave, që i tejkalojnë interesat, të drejtat dhe liritë tuaja ose për krijimin, ushtrimin dhe mbrojtjen e kërkesave ligjore.

Marrja e një kundërshtimi

Ju mund ta bëni kundërshtimin jo zyrtarisht nën titullin “Kundërshtimi”, duke përmendur emrin tuaj, adresën dhe datën e lindjes dhe duke iu drejtuar kësaj adrese :

digame mobile GmbH

Schanzenstrasse 38

D-51063 Cologne

Germany

Tel.: +49 221 59 68 88 80

privacy@digame.de