Aldo Bardhi është një nga emrat më premtues, prurje e “shkollës” së quajtur X Factor Albania.

Aty, ai diti të fitojë zemrat e publikut me performancat e tij që e çuan deri në finalen e madhe të X Factor 2.

Ai spikat si një nga zërat më të mirë RnB që publiku shqiptar ka në treg e që po kthehet në një fenomen tek të rinjtë.

Aldo numëron mijëra klikime në këngë si “Tequila”, “Pa ty ja vlen”, “Jeto” apo “Gjethe vjeshte”.

E nëse doni ta dëgjoni live, mund ta gjeni çdo fundjavë në live-t e kryeqytetit përpara qindra apo mijëra personave.

Aldo spikati në “Musical Musiklan” duke treguar edhe njëherë se sfidat për të janë lehtësisht të kalueshme. Dhe sfidën e tij më të madhe me emrin “Festivali i Këngës” ai pritet ta kalojë me po aq finesë… siç yjet e RnB dinë!