Ikona e muzikes se lehte shqiptare!

Pas një mungese prej 13 vitesh, kampionia e Festivalit të Këngës, rikthehet në edicionin e 58-të  te festivalit.

Me një zë dhe paraqitje skenike si askush, Albëria numëron 5 pjesëmarrje te sukseshme në Festivalin e këngës me këngë që kanë mbetur hite si “Lozonjare” apo “Ah sikur kjo jetë” dhe në vitin 1998 do të merrte në shtëpi çmimin e parë me këngën “Mirësia dhe e Vërteta”.

Ajo është nderuar me një sërë çmimesh të rëndësishme në kompeticione të tjera muzikore në vend, si “Kontributi më i mirë” në Kënga Magjike 2011 apo “Videoja më e mirë Pop Folk” në VideoFest 2010.

Me një karrierë brilante, Albëria i ka dhuruar publikut hite përgjatë 2 dekadave si “Loçka jeme”, “Asnjëherë”, “Me dorën shtrirë” apo “Sa herë t’kam dasht” dhe plot 7 albume, të cilat i kanë dhënë asaj miliona klikime në YouTube dhe qindra koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Albërie Hadërgjonaj rikthehet në FiK si një nga piniollet më të mira të këtij festivali!