Evans Rama
MUZIKA: Genti Lako
TEKSTI: Migena Lako
KENDON: Evans Rama
GJURMËT
Ja tek jam me gotë ndër gishta …
me njerëz të panjohur,
do shisja çdo gjë të isha,
edhe një herë si më doje ti.
Sot ti e shikon nuk jam më,
ai djall mashkull që besoje ti,
por ti e di që koha kalon,
e nuk të sjell më ty.
Dhe sot askush nuk flet dot më,
përhumbet mbi tymin e mijëra fjalëve.
Gjurmët e tua sot e dje …
qëndron e buzëqesh,
flokët e zi i gjej të verdhë
ale hi ale hi hey …
Një udhëtim sërish e gjej,
I shurdhër buzëqesh,
ulur nga larg të përkedhel
ale hi ale hi hey …
Gjurma jote ..
më largoi nga vetja ime,
fjalët e shumta …
më bën të humbja pafund kujtime.