Festivali i Këngës është festa e këngëve të bukura të muzikës së lehtë. Jo vetëm kaq, por edhe festë e emocioneve dhe elementeve të spektaklit. E kur flasim për spektaklin, imazhi padyshim që ka rëndësinë e vet. Në këtë fotografi shohim prezantuesen e Fest’ 57, Ana Golja, e cila ndodhet në atelienë e stilistes së talentuar Enada At’Nikolla. Se çfarë ka zgjedhur Enada për pamjen e Anës në tri netët e festivalit, na duhet të presim edhe pak.