RTSH prezanton klipin zyrtar të këngës “Mall” të kantautorit Eugent Bushpepa, i cili si fitues i Fest ’56 do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, në Lisbonë.
Një klip monochrome, ku motivet shqiptare vijnë në kostumet e balerinëve me fustanellën, xhubletën e jelekun, në përfaqësim të të gjithë trevave shqiptare, ngjyrat i merr nga interpretimi i shkëlqyer i Bushpepës, e fabula e ndjerë e dashurisë me shikim të parë mes dy të rinjve, e dhimbjes së pashmangshme që mosrealizimi i së cilës sjell…
Me ide e regji të Ajola Xoxës, fotografi të Arianit Gjonbalaj, produksion të ANIMAPICTURES, kënga fituese e Festivalit të 56 në RTSH, do të prezantojë Shqipërine për të 15-in vit rradhazi në organizimin prestigjioz europian, ku urojmë që poezia, e forca intepretuese e krijimit të Eugent Bushpepës të kulmojë me sukses të plotë e të merituar.

 

Kenga e plote: