Radio Televizioni Shqiptar zbulon se Ermal Meta do të jetë një nga të ftuarit special në Festivali e Këngës. Artisti shqiptar me një karrierë të suksesshme në Itali do të këndojë natën e parë të Festivalit. Pas sukseseve të fundit si fitues i festivalit të Sanremos dhe prezantimit të suksesshëm në Eurovision, Meta vjen pranë publikut shqiptar. Ai ngjitet në skenën më të rëndësishme të muzikë së lehtë në vend për të përshëndetur artdashësit me artin e tij dhe surpriza që do rezervojë nata e parë e Fest’ 57.