Klinti Çollaku merr pjesë për herë të parë në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Me jetë”. I ftuar sot në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, 19 vjeçari tregoi se pjesëmarrja në festival erdhi krejt papritur. “E kam thënë në këtë studio që nuk do të merrja pjesë në festival pasi ishte ende herët për mua, por kur Endrit Shani më prezantoi këngën, ndërrova mendje. Thashë pse të mos e prezantoj në festival.” – tregon Klinti. I pyetur nëse e ka menduar veten në skenën e Eurovision-it, Çollaku shprehet: “Do gënjeja po të thoja që nuk e kam menduar. Jam i bindur te kënga. Normale që e kam menduar edhe Eurovision-in edhe pse jam i fokusuar që kënga të dalë sa më mirë në festival.” Klinti, në këtë debutim në Festivalin e Këngës konkurron me një baladë, muzikuar nga Endrit Shani dhe me tekst të Pandi Laços