Një nga emrat që do të ngjitet në skenën e Festivalit të Këngës është edhe Kastro Zizo, i cili njihet tashmë për karizmën dhe natyrën filoozofike të të shprehurit.

Në herën e tij të parë në festival Kastro ka vendosur të hapë zemrën me të gjithë ne pasi kënga është një dedikim i mirëfilltë, sa i ndjerë, aq edhe i vërtetë për të ëmën e tij.

Duke mos u larguar nga stili pop/rock, Kastro Zizo do të na flasë për ndjesitë e tij pas humbjes së mamasë dy vite më parë dhe mungesën e ndjerë gjatë kësaj periudhe.

Këshilla jonë është shumë e thjeshtë; para se të dëgjoni këngën e Kastros, përgatituni me çfarë të mundni për të mbajtur e për të fshirë lotët… se një gjë është e sigurtë, kjo këngë do t’ju prekë çdo tel të zëmrës!