Radio Televizioni Shqiptar shpall thirrje për të gjithë krijuesit e platformave regjizoriale: skenarit, koncepteve të skenografisë, grafikës, koreografisë, dhe çdo elementi tjetër të një show me përmasat e Festivalit të Këngës në Radio Televizion. Çdo kush me ambicie për të ofruar një risi në garën muzikore më të madhe në vend, është i ftuar të paraqesë platformën deri më datë 30 qershor pranë Radio Televizionit Shqiptar.