Në ambientet e Radio Tiranës është mbajtur konferenca për shtyp e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH. Në këtë konferencë u prezantua stafi që ka nisur tashmë punën për ngjarjen më të madhe të muzikës në vend. Martin Leka, drejtori i Festivalit prezantoi stafin me drejtor artistik sopranon Inva Mula dhe producent muzikor kompozitorin Sokol Marsi. Regjia këtë vit i është besuar regjisorit Bledi Laço dhe skenari Pandi Laços. Siç është bërë me dije edhe më herët, në garë do të jenë 22 nga 54 këngë që janë paraqitur për të qenë pjesë e kësaj gare muzikore