Erza Muçolli, 13 vjeçarja e talentuar që befasoi jurinë e “France’s got talent”, do të jetë e ftuar speciale në finalen e Festivalit të Këngës në RTSH. Siç mësohet nga drejtorja artistike e festivalit, Inva Mula, Erza do të ngjitet në skenë për të përshëndetur publikun shqiptar me zërin e saj, shoqëruar nga një kor i madh fëmijësh. Në vitin 2014, atëherë 8 vjeç, talenti shqiptar me origjinë nga Kosova ngriti në këmbë publikun francez. Me interpretimin e këngës “Papaoutai” të Stromae, vogëlushja bëri për vete jurinë e spektaklit “France’s got talent” duke arritur deri në finale.