Deutsche Welle në edicionin europian ka specifikuar praninë jo të zakonshme të këngëtarëve shqiptare që këndojnë për tre vende europiane. Duke iu referuar Shqipërisë që ka çuar një baladë rroku romantike, Deutsche Welle vëren se edhe për Italinë dhe Qipron këndojnë artistë shqiptarë dhe se historitë e tyre jetësore tregojnë ngjarje emigracioni të vendit të vogël të Ballkanit.

Të tre të lindur në Shqipëri, këngëtarët e eurovizionit të sivjetshëm do këndojnë në tre gjuhë të ndryshme, Eugent Bushpepa në gjuhën amtare për Shqipërinë, Eleni Foureira anglisht për Qipron dhe Ermal Meta në italisht për vendin ku jeton. Ndërsa citon se në jetëshkrimin e artistëve mund të lexohen trazirat në shoqërinë shqiptare pas rënies së komunizmit Deutsche Welle jep hollësira mbi këto histori siç është ajo e të qënurit shqiptar në vitet ’90 në Greqi nga Eleni Foureira, atëherë Entela. Ndërrimi i emrit dhe fshehja e origjinës është vënë po ashtu në portretin e shqiptares që sot mbahet edhe si Beyonce nga Greqia, një histori që shumë shpejt u shndërrua në albumet e para në Greqi, ku me kohë e shpalli edhe origjinën e saj.

Shqiponja me dy koka bashkë me Eugent Bushpepën ka ndezur rrjetet sociale greke vlerëson gjermania Deutsche Welle, që sipas tyre është interpretuar si një angazhim për “Shqipërinë e Madhe”. Endrra italiane e Ermal Metes që emigroi 13 vjeç, me nënën dhe vëllezërit e motrat nga Shqipëria në Itali, është përmbushur pas disa sukseseve në tregun muzikor italian ndërsa kënga kujton viktimat e sulmeve të fundit terroriste në Evropë dhe është një lutje kundër luftës dhe terrorit.

Eugent Bushpepa shkoi gjithashtu për të përfunduar shkollën në Itali, ku ai filloi të studiojë mjekësi, por më vonë ai u kthye në Shqipëri, zbulon Deutsche Welle për këngëtarin nga Rrësheni. Ai është vlerësuar duke u krahasuar me grupet nga më të suksesshme të gjinisë dhe vokalit si të tij, pa lënë mënjanë faktin që të gjithë komentatorët e tij dhe spektatorët tashmë janë të ngazëllyer edhe për tatuazhet e tij.

Tre shqiptare për tre vende, do të konkurojnë në natën finale në Lisbonë duke tentuar ndoshta edhe përtej ëndrrës së tyre me sigurinë e madhe që askush nuk mund të mos e vërë re se vendet ku ata emigruan i kanë zgjedhur për të kënduar në skenën europiane.