Wendy Mancaku

Wendy Mancaku

Biografia

Wendi Mancaku e ka nisur karrierën e saj në moshën 9 vjeçare në spektaklin “Një këngë për ty” me grupin “Yllkat” , me të cilën u shpall fituese.
Një vit më vonë, në vitin 2010, Wendi u bë pjesë e “Gjeniu i Vogël” e më pas në “The Voice Kids” ku arriti deri në netët finale.
Pas suksesit vit pas viti, këngëtarja e vogël, por me një zë mjaft potent mori pjesë në Eurosong Junior, ku u pozicionua e treta.
Menjëherë pasi rrëmbeu zemrat e të gjithëve me këngën “Ëndrra ime” në Këngën Magjike, Wendi shoqëroi Jonida Maliqin si backvocaliste në Eurosong 2019.
Pasi e provoi skenën e madhe të Eurovizioni si backvocaliste, Wendi është gati të marrë e vetme spotlight-in!