Valon Shehu

Valon Shehu

Biografia

Valon Shehu u bë i njohur fillimisht në talent show të ndryshëm në Shqipëri, por famën e preku në skenën e Top Fest 4, në maj të 2007-ës me këngën “Sa do të doja”.
Përgjatë mbi 12 viteve karrierë, Valon Shehu ka rrëmbyer një sërë çmimesh të rëndësishme në festivale si Kënga Magjike apo Top Fest, ku përmendim “Artisti më i mirë mashkull” në 2010 dhe 2016 apo “Artisti më i pëlqyer” në KM 2017.
Pjesëmarrja e Valonit në spektakle si “Your Face Sounds Familiar” i dha këngëtarit nga Gjakova akoma dhe më shumë vëmendje e fansa si nga Shqipëria, ashtu edhe Kosova e më gjerë.
Pas 7 vitesh, Valoni kthehet në skenën e madhe të Festivalit të Këngës me energji të reja… na besoni që ka surpriza!