Tiri

Biografia

Tiri Gjoci ishte vetëm 14 vjeç kur u ngjit në skenë për të performuar që prej asaj moshe është bërë pjesë e disa prej eventeve më të rëndësishme të muzikës shqiptare.
Në vitin 2014, ai fitoi çmimin “Grupi më i mirë” bashkë me Bon Bon Band në Këngën Magjike dhe dy vite më vonë, u shpall zëri më i mirë shqiptar në “The Voice of Albania 5”.
Që prej debutimit të tij e deri në ditët e sotme, Tiri spikat si një nga zërat më të mirë të rinj, rocknroll shqiptarë e kjo duket edhe në këngët si “Zemërthyer” apo “Pa ty nuk mund”.
Tiri ngjitet në skenën e Festivalit të Këngës për herë të katërt këtë vit, pas eksperiencës si backvocalist në përfaqësimin e Shqipërisë në Eurosong 2019 krah Jonida Maliqit.