Stresi

Stresi

Biografia

Ndonëse disa prej jush mund ta njohin si “bad boy”-n më të njohur të qytetit, Stresi është një nga reperët më të pëlqyer nga adoleshentët dhe të rinjtë shqiptarë e kjo e ka një arsye.
Gjatë një karriere që nisi në vitin 2008 e që vazhdon prej 11 vitesh pandërprerë, Stresi i ka dhuruar publikut mjaftueshëm hite e këngë… sa për të mos u stresuar.
Pas themelimit të label-it “Bad Boys for Life” në 2008, Stresi publikoi këngën “Hajd me mu” me të cilën mori pjesë në Top Fest 6 dhe më pas këngët “Hi” apo “My Love”.
Albumi i vitit 2010, “Rrugë pa kthim” e bëri Stresin një nga të vetmit reperë me një album në repertor, por ai nuk u mjaftua me kaq, pasi pas këtij albumi ai solli “Lambo”, “Lamtumirë”, “Number One”, “Mos ma luni gocën”, “Love Story”, “Të du mom” dhe “Jena bo tym”, të cilat i dhanë Stresit miliona klikime në YouTube.
Këtë vit, Stresi ka vendosur të thyejë çdo pritshmëri e të ngjitet në skenën e Festivalit të 58-të të Këngës bashkë me Eli Farën… se çfarë do të bëjnë, askush s’e di!