Soni Malaj

Soni Malaj

Biografia

Soni Malaj, artistja energjike e skenës, ka një histori të gjatë me Festivalin e Këngës si pjesë e grupit “Spirit Voice” dhe më pas si soliste. Pjesëmarrja e parë e grupit në festival është ai i vitit 1997 me këngën “Mbi mesdhe” dhe dy vite më pas me këngën “Nëse ndryshoj, s’më tremb errësira”. Në vitin 2004 Soni Malaj do të rikthehej, këtë herë si soliste, me këngën “Eja në Ballkan” dhe një vit më vonë do të ngjitej në skenë si prezantuese e Fest’ 44. Pjesëmarrja e saj e fundit ka qenë dhjetë vite më parë me këngën “Zona zero”. Soni Malaj vjen në Fest’ 57 me një këngë ritmike me shpërthim vokal dhe me performancë energjike, krijim i Irkenc Hykës në muzikë dhe Lindon Berishës në vargje të titulluar “Më e fortë”.

Video