Robert Berisha

Robert Berisha

Biografia

Familja Berisha në Kosovë ka nxjerrë nga dera e saj një sërë muzikantësh, që nga Tomorr Berisha e deri te Robert Berisha.

Ndonëse në muzikë Roberti ka një karrierë që zgjatet në vite si muzikant, kryesisht si instrument, Roberti debutoi si këngëtar në vitin 2016 me këngën MIA (Made in Albania).

Më pas, muzikanti i njohur publikon një sërë këngësh si “Qysh po lojna” apo “Të dua” për të mbërritur më pas në vitin 2017, kur Robert Berisha publikon “S’ka më inat”, duetin me Nora Istrefin.

Kënga rezultoi një nga hitet e atij viti dhe i solli Robertit dhe Norës 13 milion klikime e dhjetra koncerte brenda e jashtë vendit.

Pas një periudhe të gjatë prurjesh me videoklip e me bujë në mediat sociale, Robert Berisha ngjitet për herë të parë në skenën e Festivalit të Këngës për të kënduar… e për të thënë shumë gjëra!