Renis Gjoka

Renis Gjoka

Biografia

Renis Gjoka nuk është rastësisht një prej rockstarëve më të mirë shqiptarë, pasi talenti dhe muzika i janë trashëguar nga xhaxhai i tij, Aleksandër Gjoka.

Megjithatë, dalja e tij e parë skenike qe në vitin 2004 në Top Fest, ku renisi arriti të rrëmbejë edhe çmimin “Best New Artist”.

Përgjatë karrierës së tij prej 15 vitesh tashmë, Renisi numëron një sërë performancash energjike dhe këngësh hite me grupin BURN si “Njerëzit që takoj çdo ditë”, “Një hap përpara” apo “Ecim të dy”.

Pas shkëputjes nga grupi, Renisi vazhdoi të sillte këngë që i kanë qëndruar kohës si bashkëpunimi me Aleksandër Gjokën, “I njëjti do mbetem”.

Rockeri rikthehet për herë të katërt në Festivalin e Këngës dhe për të me siguri do të vlejë shprehja “e katërta e vërteta”.