Orgesa Zaimi

Orgesa Zaimi

Biografia

Orgesa Zaimi është nga të paktat këngëtare rock në vend, e cila me zërin e saj dhe stilin retro të look-ut, ka bërë për vete publikun brenda dhe jashtë vendit. Vitin e kaluar, kënga e saj në festival “Ngrije zërin” u pëlqye veçanërisht nga fanatikët e Festivalit Europian të Këngës. Një tjetër pjesëmarrje është në Fest’ 54 me këngën “Një shishe në oqean”. Zaimi është prezantuar në publik jo vetëm përmes muzikës me këngë, videoklipe, pjesëmarrje në gara muzikore dhe me të kënduarin live në ambiente të ndryshme në kryeqytet, por edhe si prezantuese përmes emisionit ttë përditshëm radiofonik. Këtë vit, për Orgesa Zaimin është pjesëmarrja e tretë dhe prezantohet me këngën “Hije”, e cila flet për harresën. “Kur vdesim, askush nuk do t’ja dijë për ne. Ngelemi hije…” – tregon Orgesa mbi fabulën e këngës të stilit pop-rock me elemente punk grunge muzikuar dhe shkruar në vargje nga Gentian Lako.

Video