Olta Boka

Biografia

Olta Boka rikthehet në skenën e madhe të Festivalit të Këngës si një triumfatore e eventit muzikor të vitit dhe ish-përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion.

Prejardhja e saj nga një familje artistësh ka bëre që Olta të ngjitet në skenë që në moshë fare të vogël në kompeticionet muzikore, “Ethet e së premtes” dhe “Gjeniu i vogël” në vitin 2007, ku pas këtij të fundit u ngjit në skenën e Festivalit të 46-të të Këngës.

Ajo arriti të marrë kupën në shtëpi dhe të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2008, në Beograd e të renditet në finale në vend të 17 nga 25 konkurrentë.

Përgjatë karrierës së saj, Olta numëron një sërë klasikësh si “Mbete një brengë”, “Anna”, “Tango” apo “S’duhet të të dua”.

Pas një mungese prej 12 vitesh, Olta Boka rikthehet në Festivalin e Këngës më e rritur, më moderne dhe… më e fuqishme!