Mirud

Mirud

Biografia

Durim Morina, apo siç njihet në art me emrin Mirud, vjen për herë të parë në Festivalin e Këngës në RTSH. Këngëtari nga Prizreni prej gati tetë vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku zhvillon dhe artin e tij. Me këngën “Puzzle” renditet në vendin e 23-të mes këngëve pop amerikane. Ka bashkëpunuar me producentët Arthur Pingrey dhe Mason Levy, ky i fundit ka shkruar “What do you mean” të Justin Bieber. “Ti dhe unë” është një nga këngët e Mirud, publikuar nga Warner Music Group, kompani që menaxhon Rita Orën dhe Bebe Rexhën. Ndërsa kënga “Ende të dua” ka shitur më shumë se 10 mijë kopje në SHBA. 24 vjeçari i cili është nderuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës për suksesin e tij në muzikë në SHBA, vjen në Fest’ 57 me këngën “Nënë” muzikuar nga Elhaida Dani dhe tekst nga vetë Mirud.

Video