Marko Strazimiri & Imbro

Marko Strazimiri & Imbro

Biografia

I vetmi duet në Fest’ 57 është ai mes Marko Strazimirit dhe Imbros. Marko Strazimiri është marrë me muzikë që në moshën 6 vjeçare kur nisi të mësojë piano. Ka marrë pjesë në Festivalin e Shkodrës dhe në Junior Fest Albania duke fituar çmim të dytë e të tretë. Në moshën 13 vjeçare konkurron te “Gjeniu i vogël” ku arrin deri në finale. Gjithashtu finalist edhe në Tirana Art Fest. 16 vjeçari ka qenë pjesëmarrës në shumë evenimente edhe jashtë Shqipërisë, deri në SHBA. Imbro, një tjetër zë i veçantë që ngjitet për herë të parë në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH. 26 vjeçari nga Fieri është marrë me muzikë që kur ishte 10 vjeç. Luan në shumë instrumenta muzikorë. Këngëtari që vjen nga njê familje muzikantësh është bërë i njohur për publikun me këngët dhe videoklipet e realizuara, ndër to bashkëpunimi me këngëtaren Eli Fara me këngën “Duamë”. Marko dhe Imbro në debutin e tyre në Fest’ 57 prezantohen me këngën “Leyla” me tekst dhe muzikë nga Adrian Hila.

Video