Lorela Sejdini

Lorela Sejdini

Biografia

Lorela Sejdini e ka pjesëmarrjen e dytë këtë vit në Festivalin e Këngës në RTSH pas debutimit vitin e kaluar me këngën “Pritëm edhe pak” e kompozuar nga Florent Boshnjaku dhe me tekst të Ylli Limanit. Këngëtarja, e cila jeton në Torino, performon në ambiente me muzikë jazz dhe soul me një kuartet ose duo. 21 vjeçarja, e cila merr mësime këndimi dhe teori muzike, ka ndjekur liceun e shkencave njerëzore në Susa, Itali dhe vijon studimet në Universitetin e Torinos për drejtësi ndërkombëtare. Në Fest’ 57 Lorela i këndon një dashurie të humbur. Kënga “Vetmi” e krijuar nga vetë Lorela Sejdini është një baladë e fuqishme pop me anë të së cilës dëshiron të prekë të gjithë ato zemra të lënduara nga zhgënjimi i një dashurie.

Video