Kujtim Prodani

Kujtim Prodani

Biografia

Për gati 30 vite në muzikë, kantautori Kujtim Prodani, është prezantuar pranë publikut me krijime mjaft të veçanta. Disa prej tyre janë kënduar në skenën e Festivalit të Këngës: “Ju të dashurat e mia” (Fest’ 42), “Theva kokën si padashur” (Fest’ 44), “Kjo është jeta” (Fest’ 45), “Nostalgji” (Fest’ 47), “Ti ishe kryevepër” (Fest’ 49), “Digjem” (Fest’ 50). Prodani rikthehet pas shtatë vitesh mungesë me një baladë pop me karakter narrativ, muzikuar prej tij dhe me tekst të Agim Xhekës, të titulluar “Babela”. “Kush nuk ka ngacmuar shoqen e bankës në klasë të tetë, nuk ka kuptuar asgjë nga tetëvjeçarja.” – e përshkruan kantautori mesazhin e këngës

Video