Klodiana Vata

Klodiana Vata

Biografia

Klodiana Vata, ka nisur të këndojë që në moshën 6 vjeçare. Ka marrë pjesë në shumë kompeticione brenda dhe jashtë vendit. Njëri prej tyre është pjesëmarrja në “Les Voix De la Scene” në Lion të Francës ku fiton çmimin e parë dhe një bursë në shkollën e muzikës Aicom me drejtues Pierre Yves Duchesne (trajner i Lara Fabian). Para pak kohësh publikoi dhe projektin e parë muzikor “Shi lodre”. Këngëtarja Vata ka dhe një tjetër pasion, prezantimin. Momemtalisht drejton një emision në Radio Shkodra ndërsa ka prezantuar festivalin ballkanik për fëmijë “Ylberi 2018”. Klodiana në debutimin e saj në Fest’ 57 vjen me një krijim të Edmond Zhulalit dhe Jorgo Papingji në muzikë e vargje, nën titullin “Mbrëmje e pafund”, premtimi i dy të dashuruarve për një dashuri në pafundësi.

Video