Klinti Çollaku

Klinti Çollaku

Biografia

Klinti Çollaku është një nga zërat e rinj më të mirë, të cilin e kemi dëgjuar në spektaklin e talenteve të reja “Gjeniu i vogël” teksa këndonte “Makina e memories”, “Belle” apo dhe “Sytë e tu”. Triumfi në një tjetër spektakël talentesh siç ishte “The Voice of Albania” do t’i hapte rrugën drejt këngëve tashmë të shkruara për të në kompeticione apo dhe videoklipe. Në këtë pjesëmarrje të parë në Festivalin e Këngës, 19 vjeçari që studion për menaxhim biznes prezantohet me një baladë moderne, një betim dashurie me titull “Me jetë”, muzikuar nga Endrit Shani dhe vargje të Pandi Laços.

Video