Kastro Zizo

Kastro Zizo

Biografia

Me njërën këmbë në muzikë dhe me tjetrën në televizion, Kastro Zizo është një nga artistët më karizmatikë të gjeneratës së tij dhe jo vetëm.

Është ngjitur në skenë për herë të parë në moshën 6 vjeçare, ndërkohë që daljen e parë televizive e shënon me emisionin “Tek a çift”.

Viti 1998 do ta sillte Kastron në tregun muzikor shqiptar më grupin e famshëm “2Farm”, me të cilin do të realizonte hite si “Dedikim” apo “Të etur”.

Me një karrierë prej më shumë se 20 vitesh, Kastro Zizo numëron mbi 45 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare si këngëtar, tekstshkrues, producent, skenarist dhe regjisor, 6 albume dhe mbi 500,000 kaseta e CD të shitura.

Në herën e tij të parë në Festivalin e Këngës, Kastro ka vendosur ta lërë mënjanë “çmendurinë” e të luajë me telat e zemrës!