Kanita

Kanita

Biografia

Ishte vetëm 11 vjeç kur doli përballë jurisë së X Factor për t’u bërë më pas zëri fantastik që ngriti peshë të gjithë shqiptarët e duke u kthyer në konkurrenten më të vogël të këtij kompeticioni.
Pas suksesit në X Factor, Kanita solli një sërë klipesh e këngësh si: “Ëndrra Ime”, “Mia Vita”, “No One Can Stop Now” dhe në vitin 2014 ngjitet për herë të parë në një festival shqiptar si Kënga Magjike me duetin “Digjem për ty” me Leonora Poloskën.
Suksesi e ndoqi Kanitën e vogël, tashmë të madhe në moshë dhe në talent në vitin 2016 me këngën “Don’t Let Me Go”, e cila arriti ta vendosë emrin e Kanitës në TOP10 të chart-e të rëndësishme ndërkombëtare dhe të fitojë “Platinum” në Rusi dhe Ukrainë.
Dy vite më pas, “S’jemi ne” e rendit Kanitën si një nga prurjet më të mira të Këngës Magjike 2018, por bashkëpunimi i një viti më pas me Lindonin, “Stranger” dhe liderin e grupit rumun Havana, “Jale” do t’i jepte vajzës së Shkupit akoma dhe më shumë sukses.
Ky është viti i parë i Kanitës në Festivalin e Këngës… dhe padyshim nuk do të jetë i fundit!