Jonida Maliqi

Jonida Maliqi

Biografia

Jonida Maliqi, këngëtarja me vokalin e veçantë dhe stilin e pangatërrueshëm, ka prekur skenën e Festivalit të Këngës që në moshën 13 vjeçare në duetin me Aleksandër Rrapin, “Planeti i fëmijëve”, në vitin 1995 dhe dy vite më pas në duet me Kastriot Tushën, “Flas me engjëllin tim”. Me një pjekuri tjetër artistike, Jonida prezantohet në vitin 1999 me këngën “Do jetoj pa ty” dhe në tre vitet pasardhëse me këngët “Çast”, “Ik” dhe “Do humbas me ty”. Rikthimi i saj në vitin 2004 me këngën “Frikem se më pëlqen” do të shpërblehej me çmimin e tretë. Dy vite më vonë Maliqi prezantohet me këngën “Pa identitet” dhe në Fest’ 46 me këngën “S’ka fajtor në dashuri”. Me sukses ka prezantuar edhe Festivalin e 49-të të Këngës në RTSH. Pas 11 vitesh Jonida Maliqi rikthehet në garë me këngën “Ktheju tokës” me muzikë dhe tekst të Eriona Rushitit.

Video