Gjergj Leka

Gjergj Leka

Biografia

Gjergj Leka është një tjetër artist me kontribut në Festivalin e Këngës më së shumti si kompozitor. Shumë këngë të njohura të viteve ’80 janë të kompozuara prej tij, si “Për ty baba” e vitit 1985 e kënduar nga Bashkim Alibali, një vit më pas kënga “Shokë jete” e interpretuar nga Luan Zhegu, “Beso te dashuria” , apo edhe “Këngë pa fund është rinia” e vitit 1989 nën interpretimin e Frederik Ndocit. Si interpretues, Leka do të merrte pjesë në Fest’ 53 me këngën “Himn”, bashkëpunim me autoren e teksteve Zhuliana Jorganxhi. Me këtë këngë u vlerësua edhe me çmimin e interpretuesit më të mirë. Në Fest’ 57, Gjergj Leka prezantohet si kantautor me këngën “Një ditë tjetër”.

Video