Genc Tukiçi

Genc Tukiçi

Biografia

Genc Tukiçi është një nga pianistët, kantautorët  dhe muzikantët më të njohur shqiptaro-francezë, i cili e trashëgoi talentin në muzikë nga familja pasi babai, Ibrahim Tukiçi dhe David Tukiçi, janë ndër muzikantë më të shquar në vend.

Pianisti i njohur ka përfunduar studimet në Konservatorin e Tiranës dhe arriti të marrë diplomën soliste nga Ecole Normale de Musique në Paris.

Karriera e tij ndërkombëtare e ka çuar Gencin në sallat më prestigjoze të globit në koncerte si “Sommets Musicaux de Gstaad” në Zvicër, në sallën “Gaveau” dhe “Cortot” në Paris, në Antikën e Arteve të ORA apo CAMI HALL në New York.

Përgjatë karrierës së tij, Genc Tukiçi ka punuar dhe inçizuar në orkestra të ndryshme që nga ajo e TKOB në Tiranë e deri te orkestra e Çajkosvkit në Rusi, saqë Nino Rota u shpreh për Gencin: “…një muzikant i madh në nivel ndërkombëtar!”.

Këtë vit, Genc Tukiçi kthehet në skenën e Festivalit të Këngës për herë të tretë pas vitit 2015 dhe 2016, por këtë herë vjen krah për krah vajzës së tij, Nadia.