Eranda Libohova

Eranda Libohova

Biografia

Në Festivalin e Këngës të vitit 1986 kënga “Ku vajti vallë ai djalë” u shpall fituese e vendit të dytë ndërsa ylli i muzikës kishte nisur rrugën drejt sukseseve të mëdha. Eranda Libohova do t’i jepte origjinalitetin e saj duetit me të motrën, Irmën, si dhe çdo kënge tjetër të interpretuar prej saj duke e shndërruar në një artiste mjaft të dashur për publikun. Ky duet do të pasohej nga një tjetër vetëm një vit më vonë, “Nuk e harroj” e Agim Krajkës do të rrëmbente çmimin e parë. Si këngëtare solo Eranda do të ngjitej në skenën e Fest’ 28 me këngën “Mijëra zëra në zërin tim”. Një tjetër sukses është ai i vitit 1996 me këngën “Kthehu për vete, për mua”. Të tjera do të pasonin si çmimi i interpretueses më të mirë me këngën “Bota iluzion” në vitin 1997, vendi i dytë me “Apokalips” sërish duet me Irma Libohovën dhe vendi i dytë në Fest’ 40 me këngën “Më prit”. Eranda Libohova rikthehet në Festival pas 17 vitesh, këtë herë me këngën “100 pyetje” me muzikë të Gent Myftarajt dhe tekst të Pandi Laços.

Video