Era Rusi

Era Rusi

Biografia

Era Rusi është një nga zërat më potentë pop&rock të skenës shqiptare, e cila që prej vitit 1996 kur ka rrëmbyer çmimin e parë të karrierës së saj, vazhdon të na surprizojë me produktet e saj artistike.
E ka nisur rrugëtimin e saj në muzikë me Festivalin e Zërave të Rinj në vitin 1996, ku fitoi çmimin e parë e më pas rrëmbeu një nga një disa çmime prestigjoze ndërkombëtare si Grand Prix në Festivalin Europian për fëmijë; çmimi i katërt në Festivalin e Kajros dhe çmimi i dytë në talent show-n “Na i eukairia” në Greqi.
Era Rusi ndoqi studimet në Berklee College of Music në Athinë, në vitin 2006 dhe një vit më pas u vlerësua me çmimin e parë në Pop&Rock Festival në Athinë.
Pas një sërë hitesh që i sollën miliona klikime si Gjuju, Çupëlina apo Telat e Zemrës e qindra koncerte, Era rikthehet në skenën e Festivalit të Këngës për herë të katërt, pas pjesëmarrjeve me këngët “Nuk je ëndërr”, “Shpirt i humbur” dhe “Fjalë dhe gjunjë”.
Në 10 vite mungesë në festival, Era vjen më e kompletuar artistikisht se asnjeherë tjetër në skenën e eventit më të madh muzikor të vitit!