Elvana Gjata

Elvana Gjata

Biografia

Elvana Gjata është një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës moderne shqiptare, e cila numëron mbi 20 vite në skenën muzikore shqiptare.
E ka nisur karrierën në festivalet për fëmijë për të marrë pjesë më pas në “Ethet e së premtes mbrëma” në vitit 2002.
Një vit më pas, Elvana merr pjesë për herë të parë në Festivalin e Këngës me këngën  e shkruar nga vetë ajo, “Pranë teje”.
Energjike dhe me një vokal prej një pop stari, Elvana ka rrëmbyer dhjetra çmime në Shqipëri dhe në Kosovë, ka shituar  qindra mijëra albume dhe single-a, ka mbledhur mbi 50 milion klikime në Youtube dhe vazhdon të jetë një nga artistët më të kërkuara brenda dhe jashtë vendit.
Albumi i saj i katërt, “3” ishte ngjarja më e rëndësishme muzikore komerçiale e vitit 2018 duke sjellë këngë si “Gjërat kanë ndryshuar”, “Më fal” apo “Xheloz”.
Hitet vazhdojnë ta ndjekin vit pas viti si: “Dhe zemra ndal”, “Ku jeton dashuria”, “Me ty”, Afër dhe Larg”, “Mike”, “Fustani” dhe së fundmi, “Tavolina e Mërzisë”.
Nëse bie tërmet, mos u shqetësoni… është Elvana që rikthehet në Festivalin e Këngës pas 17 vitesh!