Elton Deda

Elton Deda

Biografia

Në vitin 1990, kur në skenën e Festivalit të Këngës u ngjitën grupet e para, spikati grupi “Tingulli i zjarrtë” me vokalist Elton Dedën, i cili me këngën “Jemi emri i vetë jetës” kompozuar nga vetë Eltoni provoi suksesin si fitues mes debutuesve. Që nga ajo kohë kantautori Deda do të ngjitej në skenë si pjesë e grupit, më pas si këngëtar solo, kompozitor, drejtues i Orkestrës dhe drejtor artistik i Fest’ 54 duke lënë kështu gjurmën e tij në historinë e Festivalit të Këngës në RTSH. Si interpretues kanë mbetur në kujtesën e muzikës këngët “Na lini të jetojmë”, “Nuk kërkoj tjetër njeri”, “Të pranoj si je”, etj. Rikthimi në festivalin e vitit 2011 me këngën “Kristal” i solli edhe çmimin e dytë. Këtë edicion, Elton Deda prezantohet si kantautor me këngën “Qetësisht”.