Elona Islamaj

Elona Islamaj

Biografia

Elona Islamaj e ndan profesionin dhe pasionin e saj për muzikën midis këngës dhe violinës, për të cilën është diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë. Elona merr pjesë për herë të parë në Festivalin e Këngës, ndonëse është mjaft e angazhuar në jetën artistike të kryeqytetit me muzikën “live” ku spikat kryesisht në rrymat Blues dhe Jazz. Gjithashtu ka qenë pjesë e shumë produksioneve artistike të suksesshme si trajnere vokali dhe interprete në spektaklin e talenteve të reja ”Gjeniu i vogël”, në ciklin “Musical Muziklan”, etj. Elona Islamaj, violinistja e Orkestrës Simfonike të RTSH, prezantohet në Fest’ 57 si krijuese dhe interpretuese e këngës “Në këtë botë kalimtare”.

Video