Dilan Reka

Dilan Reka

Biografia

Dilan Reka dikur këngëtari i shkathët i festivaleve për fëmijë, tani zëri stil i skenës së festivaleve për të rritur. Historia e Dilanit me Festivalin e Këngës në RTSH nis në vitin 2015 me këngën “Buzëqesh”. Ndërsa një vit më pas do të rrëmbente çmimin e tretë në Fest’ 55 me këngën “Mos harro”. Në këtë edicion studenti i vitit të fundit për marrëdhënie ndërkombëtare e diplomaci prezantohet me këngën “Karma”, me muzikë të Gridi Krajës dhe tekst të Florian Zykës. Kënga i dedikohet çdokujt të zhgënjyer në jetë nga ata që i kthyen kurrizin në ditë të vështira, e këto të fundit nuk mund t’i shpëtojnë pasojave të karmës, çfarë do të sjellësh në univers do të të kthehet mbrapsht.

Video