Devis Xherahu

Devis Xherahu

Biografia

Devis Xherahu i përket ndoshta asaj kaste artistësh që shërben si urë lidhëse mes dy kulturave fqinje, asaj shqiptare dhe asaj greke.

Pas diplomimit për flaut dhe pjesëmarrjes në operetën “Gjithmonë bashkë”, këngëtari i serenatave u bë pjesë e spektaklit “Rreth fatit për 12 viteve” në fillim të viteve ’90.
Më pas, Devis Xherahu u largua drejt Greqisë, ku konkurroi në talent show-n “Fame Story”, ku u vlerësua me çmimin “Interpretuesi më i mirë”, duke i dhënë shtysë karrierës së tij përtej kufinjve.

Devisi ka marrë pjesë në disa kompeticione muzikore, por ky vit shënon rikthimin e kantautorit pas 12 vitesh në skenën e Festivalit të Këngës, ku u prezantua me këngën “Endacaku” në vitin 2006.

Përgjatë karrierës së tij, ai numëron miliona klikime me këngë si “Më pëlqen ajo” apo “M’agapas S’agapo Poli”.

Me siguri, pritja prej 12 vitesh do t’ja vlejë dhe Devisi do të na surprizojë të gjithëve në skenën e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar!