Bruno Pollogati

Bruno Pollogati

Biografia

Bruno Pollogati ngjitet për herë të parë në skenën e Festivalit të Këngës si solist ndërsa si pjesë e grupit Revolt Klan ka kënduar edhe dy herë të tjera, në Fest’ 53 dhe Fest’ 54, respektivisht me këngët “Më mungon” dhe “Dashurinë s’e gjejmë dot”. Ndonëse prej më shumë se dhjetë vitesh është pjesë e grupit Revolt Klan, kantautori nga Vlora ka zgjedhur që në Fest’ 57 të prezantohet si solist me këngën e kompozuar nga vetë Bruno dhe me tekst të Endrit Mumajesit. 28 vjeçari i këndon një vajze që e dashuron e që nuk ndalet së menduari për të. “Nuk ka stop” është e stilit funky pop.

Video