Bojken Lako

Bojken Lako

Biografia

Bojken Lako me identitetin i tij unik ndër vite ka krijuar muzikë dhe ka qenë në timonin e shumë programeve dhe spektakleve si autor e regjisor. Rrugëtimi i Bojkenit në Festivalin e Këngës nis në vitin 1999 duke fituar menjëherë vendin e tretë me këngën “Asgjë e largët”. Por rezultati më i lartë është vendi i dytë me këngën “Të ndjej” në Fest’ 53. Përveçse interpretues i këngëve “Love love love”, “Lot jetë dashuri” apo dhe “Sytë e shpirtit”, Lako e ka prekur magjinë e Festivalit të Këngës edhe në një dimension tjetër, atë të regjisorit në Fest’ 49. Këtë vit Bojken Lako prezantohet me një këngë pop – new R&B kompozuar prej tij. “Jeto jetën” është shkruar në vargje nga poeti nga Rahoveci Xhevdet Bajraj, profesor i poezisë në Meksikë.

Video