Artemisa Mithi dhe Febi Shkurti

Artemisa Mithi dhe Febi Shkurti

Biografia

Artemisa Mithi dhe Febi Shkurti prezantohen në Fest’ 57 me duetin “Dua ta besoj”. Artemisa vjen për herë të dytë në festival pas debutimit vitin e kaluar me këngën “E dua botën”. Ndërsa Febi prezantohet për herë të parë si solist pa grupin e tij “Revolt Klan”, me të cilin ka kënduar edhe dy herë të tjera në Fest’ 53 dhe Fest’ 54. Kënga që dy këngëtarët do të interpretojnë në skenën e festivalit është muzikuar dhe shkruar në vargje nga vetë Febi. “Do ta besoj” flet për dilemat e një çifti që duan të largohen nga vendi. Mesazhi i këngës është sa aktual aq edhe optimist pasi përmes vargut “aty ku lind shpresa nuk vjen terri e harresa”, artistët japin shpresë dhe ndezin dritë në fund të tunelit.

Video