Arilena Ara

Biografia

Arilena Ara
Ajo është popstari i dalë nga “shkolla” X Factor, e cila vit pas viti furnizon publikun shqiptar me hite dhe këngë nga më të ndryshmet.
Arilena numëron mbi 154 milion shikime me këngë si “Nëntori”, “I’m sorry”, “Nallane 3”, “Aeroplan”, “Rroke Toke”, “Snoë in December” etj.
Këngëtarja shkodrane ka kryesuar klasifikimet ndërkombëtare në rrjete si Shazam apo Itunes për javë me rradhë me këngën “Nëntori”, këngë kjo që i preu biletën për festivalet prestigjoze “Europa Plus” në Rusi dhe “Astana Dausy” në Kazakistan në vitin 2016.
Albumi i saj i parë me 5 këngë festash i dha Arilenës mbi 5 milion klikime e hite si “Zemër” apo “Snow in December”.
Pas suksesit si trajnere në The Voice of Albania, Arilena “zbret” në skenën e Festivalit të Këngës për të treguar atë që popstarët si ajo dinë të bëjnë më mirë!