Alar Band

Alar Band

Biografia

“Alar Band” është grupi i pesë djemve nga qyteti i Elbasanit formuar në vitin 2013. Dikur nxënës të talentuar të shkollës së muzikës “Onufri” në Elbasan, Xhieldo Hyseni (vokalist), Ardit Serica (piano) Renato Kodra (fizarmonikë), Aldo Meta (violinë) dhe Remi Shrali (bateri) do të bashkonin forcat për të formuar grupin që shumë shpejt do të bëhej mjaft i dashur për publikun. Një publik që i ndjek ata “live” në ambiente të ndryshme në Tiranë dhe Elbasan por edhe përmes videoklipeve dhe pjesëmarrjeve në koncerte e gara muzikore. Në Festivalin e Këngës në RTSH, ky do të jetë debutimi i tyre me këngën “Dashuria nuk mjafton” me muzikë të Elgit Dodës dhe tekst të Klea Hutës.

Video