Në kuadrin e përgatitjeve për pjesëmarrjen në Eurosong 2018, Rtsh është gati të bëjë lançimin e CD-së zyrtare të Këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë event.  Pas një pune disa mujore me përgatitjen në Belgjike në ICPstudios  me producentin Jim Lowe për audion e këngës dhe lançimit me sukses të video klipit të këngës, tashmë është rradha e lançimit të CD-së promovuese të Shqipërisë për Eurosong 2018.

“Mall”, nga Eugent Bushpepa, tashmë po promovohet në disa prej qyteteve më në zë të Europës . Johona e suksesit të interpretimit në turin promovues, konkretisht në Amsterdam ka kaluar çdo pritshmëri, pasi vlerësimet janë maksimale. Zeri i tij briland dhe i fuqishëm ka rrëmbyer duartrokitjet dhe entuziazmin e publikut.

Ky edicion i 63-të i festivalit europian të këngës, Eurovision Song Contest 2018, do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 8, 10 dhe 12 maj, Shqipëria do të performojë në natën e parë gjysmëfinale, 8 maj 2018. Në skenë sëbashku me Eugent Bushpepën do të jenë backvokalistët Greta Radovani dhe Erinda Agolli, si dhe instrumentistët Denis Hima, Besnik Nikolli dhe Gerti Himado.

I sapo kthyer nga Hollanda në turin e fundit promovues, Eugent Bushpepa e ka pritur me shumë entuziazëm prezantimin e CD-së, i cili është realizuar për pjesën grafike nga Radio Televizioni Shqiptar në bashkëpunim me Fotografin Renuar Locaj.

Në këtë CD mund të gjeni:
Versioni i këngës Mall i kënduar në Festivalin e Këngës në RTSH në WAV

Versioni i këngës Mall i kënduar në Festivalin e Këngës në RTSH ne MP3

Versioni Master i këngës Mall në ESC 2018 në WAV

Versioni Master i këngës Mall në ESC 2018 në MP3

Versioni Karaoke i këngës Mall në ESC 2018 në WAV

Versioni Karaoke i këngës Mall në ESC 2018 në MP3

Versioni Instrumental i këngës Mall në ESC 2018 në WAV

Versioni Instrumental i këngës Mall në ESC 2018 në MP3

Në këte DVD mund të gjeni :

CV e Eugent Bushpepës anglisht dhe shqip

Teksti i këngës në anglisht dhe në shqip

Fotot artistike të Eugent Bushpepës

Pjesa filmike e këngës Mall, e kënduar në Festivalin e Këngës në RTSH

Videoklipi zyrtar i këngës Mall

Ky material promocional do t’i shpërndahet të gjithë vendeve pjesëmarrëse në Eurovision. Gjithashtu një kopje e këtij materiali do t’i dërgohet të gjithë mediave që kanë të drejtën e

transmetimit të Festivalit Europian në mënyrë që të ketë një promovim të gjerë në të gjithë europën.